“Ju flet Moska” – Pse Italia është vendi ku u përhap më shumë se në Kinë koronavirusi

Emisioni “Ju flet Moska” në RTV Ora trajtoi këtë të premte arysen se përse Italia është vendi ku u përhap më shumë koronavirusi se në Kinë.

Nëse virusi do të ishte krijuar për të goditur Kinën, gazetari Kastriot Myftaraj shprehet se numri më i madh i të prekurve do të ishte në vendet rreth saj, e jo në Evropë.

Kastriot Myftaraj: Në të gjithë këtë historinë e koronavirusit dhe në gjithë këtë përhapjen dhe vdekshmërinë lejon ta shikosh këtë me një logjikim të arsyeshëm. Fillojmë t’i etiketojmë menjëherë si teori konspiracioni. Një teori të tillë e ka ngritur Kina pothuajse zyrtarisht sot. Një zyrtar i lartë kinezë ka thënë se ushtarë amerikanë të cilët morën pjesë në lojrat ushtarake në Wuhan, e kanë sjellë virusin në tetor. Akuzohet edhe njëherë si në kohët më të errëta të marrëdhënieve kino-amerikane në kohën e Maocedunit akuzohet amerika. Në rast se do të ishte një armë biologjike virusi nuk do t’i kishte viktimat më shumë ne Evropë por do t’i kishte në Kinë. Kina po del një vend më pak i prekur në raport me popullsinë se vendet e tjera. Është e çuditshme që Italia, është vendi më i prekur përpjestimisht me popullsinë që ka. Italia ka 16 milionë banorë, një presje dhjetore e Kinës. Italia ka mbi 17 mijë të prekur dhe 1266 të vdekur. Përpjestimisht me popullsinë Kina duhet të kishte mbi 400 mijë të prekur dhe mbi 31 mijë të vdekur. Si është e mundur që një virus ta ketë prejardhjen në Kinë në një vend kaq të populluar dhe një zhvillim të madh. Si është e mundur që ky virus me prejardhjen në Kinë të ketë më shumë raste të prekurish në Evropë se sa në vendet fqinje të saj. Këtu ka diçka që nuk shkon dhe ka më shumë se një pikëpyetje. Bioteknologjia është një shkencë që krijon edhe viruse në laboratorë. Ka ecur shumë përpara sa nuk do të jetë e largët dita që njeriu të krijohet në laboratorë.

SHKARKO APP