Ju flet Moska- Pse ndërkombëtarët hoqën dorë nga ndjekja e peshqve të mëdhenj?

Arrestimi i peshqve të mëdhenj, i trumbetuar fort nga ndërkombëtarët, ishte në fokus të emisionit “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Edhe pse kanë kaluar vite që kur reforma në drejtësi ka nisur të zbatohet, “peshq të mëdhenj” nuk shohim pas hekurave.

Myftaraj: Nëse ka ndonjë simbol të reformës në drejtësi që ka filluar prej disa vitesh ky është “peshku i madh” dhe këtë simbol e ka sjellë në opinionin publik ambasadori amerikan paraardhës Donald Lu. Në nëntor 2017, kur për herë të parë u promovua ideja e OFL dhe më pas u vu në zbatim në fillim të 2020, ambasadori Lu duke folur në ceremoni tha: “Në gjuhën shqipe ka një shprehje, “peshku i madh e ha të voglin”, por njëherë të vetme në Shqipëri do të hamë peshkun e madh. Të gjithë prisnin të kapej sëpaku një peshk i madh.

Në tetor të këtij viti, ambasadorja Yuri Kim u pyet në emisionion “Opinion” për peshkun  e madh. Reforma në drejtësi u justifikua me nevojën e luftës ndaj peshqve të mëdhenj. Nëse do ta bënin për peshqit e vegjël nuk kishte nevojë për SPAK, BKH.

Pyetja mbetet pse u harrua lufta kundër peshqve të mëdhenj dhe këto struktura tani po fillojnë të shpikin gjoja peshq të mëdhenj, që nuk janë peshq të mëdhenj, ti godasin ata, sepse duhet të justifikojnë veprimtarinë e tyre, ekzistencën e tyre, paratë që marrin nga buxheti i shtetit dhe ndërkombëtarët.

Ka një ligj të pashprehur në drejtësi, në hetimin policor, aty ku krijohen struktura hetimore të prokurorisë, struktura gjyqësore të posaçme, qoftë në vende demokratike apo diktatoriale, nëse këto struktura nuk i qëndrojnë objektivit të tij fillestar për të cilin janë krijuar përmes ndryshimeve kushtetuese, këto struktura do të devijojnë dhe do të fillojnë të shpikin armiq.

Kjo ka ndodhur në vende diktatoriale, kjo ka ndodhur në vende demokratike. Nëse këto struktura nuk do të përdren kundër peshqve të mëdhenj siç na e tha Ambasadorja amerikane, atëherë e mira është të shkrihen dhe të vazhdojnë strukturat e vjetra se kështu si po vazhdojnë ato, të dala jashtë kontrollit, sjellin pasoja të këqia.

"Ju flet Moska" - Pse ndërkombëtarët hoqën dorë nga ndjekja e peshqve të mëdhenj?

SHKARKO APP