“Ju flet Moska” – Ra tërmeti e plasi paraja: Për popullin a për qeverinë?

Gazetari Kastriot Myftaraj në emisionin “Ju flet Moska” në RTV Ora vë në dyshim nëse shuma e mbledhur nga Konferenca e Donatorëve gjatë ditës së djeshme, do të shfrytëzohen për popullin apo për qeverinë.

Sipas tij, mënyra më e mirë për të bindur popullin është krijimi i një fondi dhe administrimi ndihmash nga ana e qeverisë që do të mbikëqyr të gjithë procesin e rindërtimit.

Kastriot Myftaraj: Tërmetet jo gjiothmonë kanë qenë fatkeqësi për shqiptarët sepse zakonisht në familjet shqiptare, paraja ka qenë e fshehur në themelet e shtëpive. Ata i mbanin të fshehur pasuritë e tyre në themelet e shtëpive. Dhe kur ndodhte që binte ndonjë tërmet nxirrte dhe florinjtë në mes të rrënojave. Sikur krijohej një surprizë e ardhur nga zoti. Dilnin këto monedha të arta në mënyrë që të rindërtonin shtëpitë. Kështu ka ndodhur atëherë sepse nuk kishte Konferenca Donatorësh. Shpesh ndodhte që zbuloheshin dhe monedha ari që i kishin vendosur njerëz shumë kohë më parë. Dua të bëj një krahasim me Konferencën e Donatorëve që pas tërmetit erdhi si ato monedhat e arit që shpërthenin nga themelet. Ndryshimi është se ato monedha binin në dorë të familjarëve që do t’i përdornin në mënyrën e mirë të mundshme. Këto të tjerat shkonin në dorë të qeverisë. Pra plaste paraja ku në rastin e parë për secilën familje ndërsa në rastin e dytë, paraja merret në emër të të dëmtuarve por i shkon qeverisë e cila betohet se nuk do të fusë duart tek këto para. Por qeveria ka 1001 mënyra për të futur duart tek këto para. Mënyra më e mirë që qeveria të na bindë se nuk do të fusë duart tek këto para është të krijojë një fond për dëmet e tërmetit dhe administrimin e ndihmave. Dhe në këtë fond të kishte figura të njohura publike dhe një bord që do të mbikëqyrnin shpenzimet.

SHKARKO APP