Ju flet Moska – Rekordet e Berishës dhe Enver Hoxhës që do të thyejë Edi Rama në 2023
Rekordet e Berishës dhe Enver Hoxhës që do të thyejë Edi Rama në 2023 ishte tema e kësaj të marte në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Në politikë ka disa rekorde në një post drejtuese. Njeriu i rekordeve politike sot për sot është Edi Rama. Rama ka thyer dy rekorde brenda PS-së. Ai theu rekordin e kryetarit të partisë që e mbante Fatos Nano, i cili qëndroi kryetar për 13 vite e 6 muaj. Pas rekordeve që ka thyer në parti, Edi Rama është në garë me Sali Berishën.
Berisha ka qëndruar kryetar partie për 16 vite e 11 muaj. Edi Rama këtë rekord e thyen në shtator 2023. Rama është bërë kryetar në vitin 2005 dhe 16 vite e 11 muaj i plotëson në shtator 2022. Berisha ka ndenjur 8 vite kryeministër, rekord që Rama e thyen në shtator 2021. Ndërsa si kryeministër e si kryetar partie, Berisha ka qenë si i tillë për 7 vite e 10 muaj, ndërsa Rama e thyen këtë rekord në fund të korrikut.
Edi Rama në mandatin e tij të tretë e thyen drejt një rekordi që i takon Enver Hoxhës. Hoxha ka qenë kryeministër, d.m.th sekretari i përgjithshëm që quhej aso kohe. Enver Hoxha ka qëndruar kryeministër për 9 vite e 8 muaj, rekord të cilin Rama e thyen në vitin 2023.
Këto rekorde kanë domethënien e tyre, nuk janë kot. Po ashtu, Rama shkon drejt rekordit që mban Gramoz Ruçi si një politikan për mbajtjen e pozicioneve të larta shtetërore. Ruçi ka mbajtur poste të larta shtetërore në harkun e 30 viteve në vendin tonë, një rekord në llojin e vet ky. Rama i bie që këtë rekord ta thyejë në vitin 2028.