“Ju flet Moska”: Shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, vendim prokinez dhe antiamerikan

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij “Ju flet Moska” ka bërë një analizë të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Sipas Myftarajt, ku është një vendim prokines dhe kundër amerikan. Myftaraj thotë se vendet partnere të Shqipërisë kanë shpallur gjendjen e emergjencës dhe jo atë fatkeqësisë natyrore.

Kastriot Myftaraj: Në Shqipëri që prej datës 24 mars është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore me Vendim të Këshillit të Ministrave dhe miratim në Parlament. Këtu ka një problem. Kur themi gjendje të fatkeqësisë natyrore kuptohet që virusi ka ardhur nga natyra dhe jo nga dora e njeriut.

Shqipëria vepron në bashkëpunim me partnerët dhe aleatët tanë të NATO-s. Themi se vendimet i marrim në bashkëpunim dhe koordinim me SHBA, por edhe me vendet e tjera të NATO-s.

Vendet kryesore të NATO-s, duke nisur që nga SHBA nuk e quajnë gjendje të fatkeqësisë natyrore virusin korona, por ende kanë dyshime se është bërë nga dora e njeriut. Madje edhe sikur të ketë ardhur nga natyra, mënyra si e ka trajtuar Kina, kemi të bëjmë me një fatkeqësi të krijuar nga dora e njeriut.

Vendet partnere kanë shpallur gjendjen e emergjencës dhe nuk përcakton arsyen. Ndërsa mënyra si e kemi shpallur ne si fatkeqësi natyrore përcakton jo vetëm shkakun përse po vendoset kjo gjendje, por edhe prejardhjen e virusit.

SHKARKO APP