“Ju flet Moska” – Si u shkatërrua ekonomia komuniste e Shqipërisë
Gazetari Kastriot Myftaraj trajtoi këtë të hënë në emisionin “Ju flet Moska” temën se si u shkatërrua ekonomia komuniste në Shqipëri.
Në analizën e tij, ai shprehet se udhëheqësi i fundit komunist, Ramiz Alia mori vendime fatale për këtë ekonomi.
Kastriot Myftaraj: Këto ditë në disa televizione është hapur sërish debati mbi mënyrën se si pushoi së ekzistuari ekonomia komuniste. Më tepër ka rëndësi për brezat e ri që nuk e kanë jetuar atë kohë, janë dhënë shpjegime dhe teori të ndryshme. Siç ndodh me shumë gjëra të tjera në Shqipëri nuk është dhënë ajo e vërtetë që del përmes fakteve dhe dokumenteve. Janë disa fakte e dokumente të cilat një gazetari i mirë hulumtues i ngjarjeve i bën dhe arrin tek e vërteta.
Tek e fundit e vërteta është një ngjarje, jo e pagjendshme. Kështu ka ndodhur dhe me shkatërrimin e ekonomisë së komunizmit në Shqipëri që sa më shumë kohë kalon, krijohet një mit i madh për këtë ekonomi. Ekonomia komuniste është një fakt që u shkatërrua, por shumë njerëz kanë një përshtypje të gabuar për këtë ngjarje. Arsyeja kryesore e shkatërrimit të ekonomisë komuniste është dhënë nga vetë diktatori i fundit komunist Ramiz Alia. Në korrik 1990 kur komunizmi po shembej në të gjithë lindjen dhe ishin shkëputur të gjitha marrëdhëniet ekonomike. Ramiz Alia mori një vendim historik dhe fatal për ekonominë mbylljen e ndërmarrjeve të shumicës së fabrikave e kombinateve dhe uzinave.
Këto uzina që u mbyllën përkohësisht e u tha që nuk do hapeshin më. U krijua një situatë ku qytetarët thonin se deri këtu na paguan shteti. U krijua një psikozë dhe panik, secili të marrë sa të mundet dhe çfarë të mundet nga vendi i punës dhe ta ketë për ta shitur në ndonjë ditë të keqe. U vodhën makineri të ndryshme, lëndë e parë dhe çdo gjë me vlerë. Kur erdhi Partia Demokratike në vend, doli Partia Socialiste në opozitë e cila në Parlament tha tani vendosni në punë ekonominë e kohës së komunizmit. Kush mund ta vendoste në punë atë ekonomi kur vetë Presidenti i atëhershëm e shpalli atë si dështim.