Ju flet Moska – Teori konspirative që po bëhen vepra me qëllime terroriste

Emisioni “Ju flet Moska” në RTV Ora solli në fokus këtë të martë teoritë konspirative për koronavirusin dhe qëllimin e saj të cilat qarkullojnë këto kohë edhe në mediat shqiptare.

Kastriot Myftaraj: Në televizionet e mëdha shqiptare në emisionet politike që kur ka nisur pandemia e COVID-19 kanë filluar të qarkullojnë edhe teoritë e konspiracionit nga më të çuditshme të cilat në përgjithësi bëjnë fajtor ShBA-në. Një elitë botërore të kompanive shumëkombëshe amerikane ku si i keqi i madh del Bill Gates. Të tjerë pastaj bankier dhe hebrenj të cilët përzihen këto të gjitha me teoritë e zgjerimit të Izraelit në Lindjen e Mesme. Vaksina, zvogëlimi i popullsisë. Kontrolli i mendjes së njerëzve. Pse jo edhe lëvizja me anë të çipave. Teknologjia 5G.

Të gjitha këto prodhojnë gjëra që e sjellin si një garuese mendjen edhe të atyre njerëzve që lexojnë dhe hulumtojnë për këtë teori e jo më njerëzve të thjeshtë që i marrin këto si drogë. Këto teori konspiracioni qarkullojnë zakonisht nga njerëz që janë të paaftë të debatojnë për to. Është një gjë që shumica e këtyre njerëzve janë të vetëdishëm që po thonë gënjeshtra dhe e bëjnë këtë gjë që të ndodhen interesantë.

Për më shumë shikoni videon e plotë të emisionit:

Ju flet Moska - Teori konspirative që po bëhen vepra me qëllime terroriste

SHKARKO APP