“Ju Flet Moska” – U vra “Otto Scorzeny” iranian, tani duhet goditur “Hitleri”-Khamenei
Emisioni “Ju Flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora trajtoi ditën e sotme rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga Irani.
Në analizën e tij, Myftaraj shpjegon se strehimi i muxhahedinëve, armiqtë e Khameneit, është arsyeja e këtyre kërcënimeve.
Kastriot Myftaraj: Ka ardhur kërcënimi nga autoriteti më i lartë Iranian kundrejt Shqipërisë, nga Ayatollahu ali-Khamenei. Duhet të kuptoni se Irani ka një sistem sundimi të ngjashëm me Shqipërinë e kohës së Enver Hoxhës ku Presidenti, kryeministri, kryetari i kuvendit ishin asgjë, që mund të eleminoheshin menjëherë. Ndërsa linja partiake, që në këtë rast është linja fetare, kishte gjithë pushtetin. Enver Hoxha kishte gjithë pushtetin por që nuk kishte një titull shtetëror. Nuk ishte kryeministër e as kryetar i shtetit. E njëjta gjë është edhe në Iran ku pushtetin në letër e ka Presidenti dhe pushtetarët. Por pushtetin e vërtetë e ka Khamenei. Ky i ka bërë një kërcënim Shqipërisë por duke e etiketuar si një vend i vogël e i djallëzuar evropian që ka strehuar armiqtë e tij muxhahedinët e Mekut, organizatës opozitare iraniane. Dhe në këto kultura të lindjes, kur i adresohesh dikujt dhe nuk ja përmend emrin kërkohet të jetë diçka sa shpërfillëse aq edhe fyese.
Për më tepër shikoni videon e emisionit të plotë: