“Ju flet Moska” – Vuçiç vjen në Tiranë si kreu i Federatës së Re Jugosllave në një Republikë të saj
Në emisionin “Ju flet Moska” në RTV Ora u trajtua mbërritja e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë për minishengenin ballkanik.
Gazetari Kastriot Myftaraj tha se Vuçiç vjen në Tiranë si kreu i Federatës së Re Jugosllave në një republikë të saj.
Kastriot Myftaraj: “Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç vjen në Tiranë për një takim të ashtuquajtur herë bashkimi i Ballkanit Perëndimor hera me emra të tjerë në gjuhën mediatike, quhet edhe minishengen. Por në fakt duke parë kufijtë e shteteve është Jugosllavia e Re minus Kroacia dhe Sllovenia që janë shkëputur për të hyrë në Bashkimin Europian plus Shqipëria.
Dhe kjo kuptohet edhe nga qëndrimi i Vuçiç, i cili vjen, nuk është hera e parë që e viziton Tiranën tashmë në këtë muajin ose periudhën e dashurisë me Ramën. Në foto është Rama dhe Vuçiç, kuptohet se kush është padroni, kush ka ndjenjën e nënshtrimit dhe kush ka ndjenjën e superioritetit.
Vuçiç ka një mirësjellje të mirëmbajtur si ajo që eprori tregon ndaj vartësit. Rama buzëqesh vesh më vesh. Vuçiç njihet si presidenti i Serbisë dhe kreu i Federatës së Re jugosllave që e paraqiti si ide, bashkimin e Ballkanit Perëndimor disa kohë më parë dhe tani vjen me ndjenjën e triumfit për ata që nuk e besuan që a nuk ju thashë dhe ja ku u bë.”