Ju kujtohet gazetari që goditi Bushin në konferencë? Ja sa ka përfituar prodhuesi i atij modeli këpucësh

Në vitin 2008 një gazetar iraken i quajtur Muntazer Al-Zaidi gjuajti me këpucë ish presidentin e SHBA, Bush dhe e quajti atë “qen” gjatë një konference të përbashkët në Bagdad me kryeministrin irakian Nuri al-Maliki.

Por, edhe pse kjo sjellje ishte e pahijshme, dikush ka përfituar jashtëzakonisht shumë nga kjo, dhe ai është prodhuesi i kepucës, tregtari turk Ramazan Baydan.

Nga stendat e dyqaneve të mbuluar nga pluhuri, këpuca e zakonshme, tashmë e emërtuar “Bye Bye Bush” ka shenuar nje rekord shitjesh, gjë të cilën vetë pronari turk, e ka pranuar se shitja e tyre është e paimagjinueshme.

E gjithë kjo falë gazetarit Muntazer Al Zaidi, per xhestin ndaj presidentit. Ai është pronari i “Baydan Shoes”, firmës turke me qendër në Stamboll. Sipas Bayden, shitjet e produktit të ri janë shtuar me 500 përqind.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?