Ju kujtohet mami i Elsës tek “Pallati 176”? Shihini sa ka ndryshuar aktorja Pavlina Mani (FOTO)
Të gjithë e mbani mend aktoren Pavlina Mani, e cila është ngulitur në memorjen tonë si mamaja e Elsës te “Pallati 176” apo si mamaja e Florit te “Njerëz dhe Fate”.
Së bashku me bashkëshortin e saj, Pirro Mani regji regjisor i madh i tetarit, jetojnë prej 17 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pavlina dhe Pirro kanë qëndruar larg syrit të mediave për këtë kohë të gjatë, ndërsa së fundmi na vijnë krejt ndryshe për publikun shqiptar.
Ajo çfarë bie në sy, është ndryshimi i madh i aktores, e cila duket se nuk ka hequr dorë nga flokët e shkurtra.
Fotot e çiftit të artistëve Mani i ka publikuar kryeredaktori i gazetës shqiptare në SHBA Dalip Greca, i cili është mirëpritur në shtëpinë e Pavlinës dhe Pirros.
“SOT, ME MIQTË TANË TË MIRË, ARTISTËT PIRRO DHE PAVLINA MANI
Sot paraditë, së bashku me Veiz Belliun, ishim mysafirë të mirëpritur tek miqtë tanë të mirë, artistët e shquar Pirrro Mani dhe Pavlina Mani, që jetojnë në Harrison, Neë York. Na pritën sic dijnë ata, me bujari dhe ngrohtësi. Biseduam për më shumë se dy orë për artin, historinë, skenën, fare pak për politikën, nuk ia vlen të humbësh kohë me të. Pavlina ndërkohë e shtroi tavolinën që në krye të herës. Faleminderit miq!”, shkruan Greca në rrjetet sociale.