Ju “ngel në derë” prindërve, ata e hedhin në gjyq

Një 30 vjeçar nga Syracuse, në New York duket se është bërë një telash për prindërit e tij. Ata e kanë hedhur në gjyq, pasi djali duket se u ka “ngelur në derë”. Michael Rotondo “harroi” të martohet e kështu është vazhdon ende të jetojë me prindërit. Prindërit e Michael-it, Mark dhe Christina Rotondo shprehen se i kanë kërkuar shumë herë djalit të tyre që të largohet nga shtëpia. Madje i ofruan edhe 1100 dollarë për ta ndihmuar që të gjente mundësi të reja për veten. Kjo ishte një ofertë që, nëse do ishte rasti i një shqiptari, do e pranonte dhe do të përfitonte menjëherë. E bukura qëndron se Michael i mori paratë e ofruara dhe I harxhoi e pastaj para gjykatës tha se ato para nuk ishin të mjaftueshme për që të largohej nga shtëpia e prindërve. Gjykata vendosi në favor të prindërve dhe urdhëroi djalin që të largohej nga shtëpia e tyre brenda një afati kohor të paracaktuar. Michael është shprehur se kjo që po i bëjnë, është padrejtësi dhe që do ta apelojë vendimin. Duket se jo vetëm vajzat në Shqipëri e paskan këtë hall, paska edhe më keq akoma.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?