Ju prezantojmë apartamentin luksoz të Jennifer Lopez në N.Y.C

Pavarësisht lajmeve befasuese të së mërkurës, Jennifer Lopez nuk do të largohet nga rezidencat muzikore të Las Vegas – të paktën për momentin.  Këngëtarja dhe aktorja, 44-vjeçare raportohet se ka blerë për 22 milion dollarë një super apartament luksoz, me mbi 6.250-metra katrorë, në zonën Flatiron të Manhattan, ku fqinjë të saj të rinj do të jenë Chelsea Clinton dhe kampioni i NASCAR, Jeff Gordon.  Duke marrë parasysh angazhimet e saj të ardhshme (pas këtij sezoni në “American Idol”), kjo zgjedhje e ka një kuptim: Lopez kohët e fundit nënshkroi për një episod “Shades of Blue” të “NBC Shoë” prej 13 serish, ku bëhet fjalë për një agjente dhe nënë të vetme që i duhet për të kryer operacione të fshehta të njësisë “Task Forcës, Anti-korrupsion”. (Lopez është edhe producente ekzekutive e emisionit, së bashku me Ryan Seacrest). Katër dhoma gjumi, me gati gjashtë-banjo do të jetë hapësira e apartamentit për Lopez dhe binjakët e saj 6-vjeçarë, Max dhe Emme dhe si pjesë të ndërtesës Uitmanin ndodhet edhe një apartament kompleks që shtrihet një bllok të gjerë të qytetit. Shtëpia me katër njësi është një prej apartamenteve më të mëdha në qytet. Ajo gjithashtu mund të mburret me 3.000 metra katrorë të hapësirës në natyrë dhe për tarracat (duke përfshirë një hapësirë të gjelbër). Pllakat e banjos janë me mermer italian dhe dërrasat e gjera prej lisi përbëjnë disa nga pajisjet luksoze të kateve me dritare të shumta. Dhe kjo është gjithashtu një shtëpi, ku Lopez mund të bëjë gjëra të tjera, si për kontrolluar sistemin e ngrohjes nga iPhone i saj. Apartamenti ka edhe pamje të pakrahasueshme nga ana e Madison Square Park, me muret “condo” përreth, natyrisht me ngjyrën e saj të preferuar, të bardhë.

SHKARKO APP