Jul Deda: Rama sajoi një histori të gënjeshtërt, se gjoja na do si Gregu!

Nga Julian Deda

Ed, mos bej me hile. Kjo fatkeqesi na ra te gjitheve dhe u zotuam se do ta perballonim te gjithe bashke, pa hile dhe pa ndasi politike. Ti e prishe kete pakt, sepse fillove te besh teater te keq, fillove sajesat dhe shtirjet, me pak fjale fillove ta perdoresh kete situate.

Sajove nje histori te genjeshtert, pastaj na the se “te demtuarit i ke te gjithe si Gregun” dhe ne fund ike medemek i prekur.

E di, une mendoj se ishte e sajuar e gjitha kjo, sepse po ti konsideroje banoret e Thumanes si Gregun, nuk do t’i lejoje te banonin ne nje pallat, i cili prej dy vitesh ishte shpallur si i pa banueshem. Po ti doje banoret e Durresit si Gregun, nuk do lejoje Gjushin t’i jepte ato leje ndertimi, qe sot na çuan ne kete katastrofe.

Sot e ke kot. Nuk eshte nevoja t’i duash as sa Gregun dhe as sa veten, nuk i duhet dashuri po zgjidhje, nje vend ku te fusin koken.

Nuk eshte momenti Ed, as per propagande as per opozite dhe aq me pak per teater te keq mbi germadha. Ul koken aty dhe zgjidhi hallet njereze dhe boll na tregove se sa te varfer jane, se je nje nga shkaktaret kryesor te varferise se tyre.

P.s. Edhe diçka. Mos kerceno gazetaret se jane heronj. Mos bej gangsterrin kot.

SHKARKO APP