Jul Deda thirrje policisë: Të arrestohen urgjent Erion Fiku, Ben Tigri dhe Pand Gropa, kanë qeshur prapa krahëve të shefit…!
Një qytetare është ndaluar nga policia pasi nuk mbajti dot të qeshurën në prani të kryeministrit Edi Rama.
45-vjeçarja sapo kishte lënë punën te kalaja e Tiranës dhe ka hasur me Kryeministrin. Ky i fundit, sikundër edhe e ka zakon, ka shkëmbyer një batutë me qytetaren.
Nuk dihet nëse batuta e Ramës ka qenë shumë therëse, por fakt është që qytetarja ka shpërthyer në të qeshur me zë të lartë.
Kjo ka shqetësuar gardistët që shoqëronin Ramën, të cilët kanë bërë menjëherë shoqërimin e saj në polici.
Lidhur me këtë ngjarje të pazakontë të denoncuar prej dy ditësh edhe në media, ka reaguar edhe aktori i humorit Julian Deda, i cili teksa ironizon këtë ngjarje, dekonspiron dhe vartësit e Edi Ramës të cilët janë kapur në publik duke qeshur prapa krahëve të kryetarit të tyre.
“Të arrestohen urgjent Erion Fiku, Ben Tigri dhe Pand Gropa, kanë qeshur prapa krahëve të shefit…!”, apelon Deda.
Te arrestohen urgjent Erion Fiku, Ben Tigri dhe Pand Gropa, kane qeshur prapa kraheve te shefit…!
Pubblicato da Julian Deda su Giovedì 29 ottobre 2020