Julka rrëfen për herë të parë propozimin e martesës me Andin

Julka dhe Andi janë prindër të dy djemve po aq energjikë dhe artistë sa edhe ata vetë. Ian dhe Greg janë dekori fantastik i çdo fotoje dhe i çdo momenti të ëmbël të jetës së tyre. Megjithëse janë shumë të zënë me punë, Andi si Dj dhe Julka me punën në radio, nuk ua kursejnë fëmijëve kohën e tyre. Prej më shumë se 17 vitesh në krahët e njëri-tjetrit, Julka ende ndjen flutura në stomak për bashkëshortin e saj.

E ftuar në një bisedë me Rudina Magjistarin në televizionin “Klan”, Julka rrëfeu sesi Andi i propozoi për martesë. “Më thoshte që po ne kur do martohemi, por unë dëshiroja një propozim emocionues, mundësisht me tullumbace në qiell, me ndonjë avion që kalonte e gjëra të kësaj natyre”, tregon Julka. E pas të gjithë kërkesave të Julkës për propozimin e ëndrrave, Andi e suprizoi atëherë kur nuk ia priste mendja.

“Ishte festa e ditëlindjes sime dhe Andi ndodhej jashtë në koncerte. Më thoshte që nuk kishte mundësi të vinte për shkak të biletave. Nuk u mërzita, përkundrazi i thashë që mund ta festonim ditëlindjen time kur të vinte ai. Por në fakt, Andi kishte organizuar gjithçka. Ishte një festë me njerëzit tanë të afërt, kur krejt papritur shfaqet ai. Fjalët që më tha, retrospektiva e lidhjes sonë, më emocionuan aq shumë sa harrova t’i thoja “Po”. Por ia doli të më surprizonte”, përfundoi Julka.

Ian dhe Greg, janë frutet e dashurisë së tyre. Momentalisht Julka është prezantuese e emisionit “You&Me” në Energy Radio Albania dhe “Pasditja ime” në TVSH.

SHKARKO APP