Ka humbur shikimin gjatë një operacioni, Emiljano Lule rrëfen si e kupton kur ka një femër të bukur përballë
Emiljano Lule është sinonimi i fjalës optimizëm. Në këtë mënyrë mund ta përshkruajmë atë, i cili lindi duke parë 100% dhe gjatë një operacioni humbi shikimin e tij përgjithmonë, por pavarësisht kësaj ai nuk ka hequr dorë së jetuari.
I ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel, ai është pyetur se si ai e percepton bukurinë tani që ka humbur shikimin dhe kur e kupton që përballë ka një femër të bukur. Emiljano ka treguar se vetëm nëpërmjet zërit e kupton bukurinë e femrës.
“Në varësi të zërit kuptoj nëse ky njeri është ose jo nën peshë ose mbipeshë. Nga trashësia e zërit, nga mënyra se si artikulon.Njerëzit mbipeshë artikulojnë ndryshe. Këto janë me eksperiencë tani”, ka treguar ai.
Jonida Shehu më pas e ka pyetur nëse është e bukur Kostana Morava, e ftuar edhe ajo këtë të mërkurë në Soiree.
“Sigurisht. Kam kuptuar elegancën e saj. Nëse do flas vetëm nga zëri pa marrë parasysh komponentë të tjerë, Kostana e ka zërin pak të ngjirur si agresive dhe të jep përshtypjen e një njeriu shumë strikt dhe e prerë”, ka shpjeguar Emiljano Lule.