Kafe me Ismail Kadare!
Magazinë E Hënë, 19 Korrik 2021 14:47
I sapo kthyer nga Brukseli, Kryetari i LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë Arian Galdini, është parë sot në Tiranë në një kafe të gjatë miqësore me shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare.
Duket se planet politike të Arian Galdinit kanë marë një kthesë të fortë pas vizitës zyrtare që ai zhvilloi në Bruksel, javën e kaluar.
Maestrali po vjen dhe Perëndimi e ka Shqipërinë si shtepinë e tij, janë dy mesazhet bazë që Arian Galdini po përsërit parreshtur në rrjetet sociale.
Kujtojmë se në Bruksel, Kryetari i LDE u prit nga një numër i madh europarlamentarësh dhe zyrtarësh të lartë të Komisionit Europian, si edhe diplomatë e kongresmenë nga SHBA.