“Kafe të gjata me miqtë” – Shmangni këto zakone të harxhimit të kohës

A e keni menduar ndonjëherë se sa kohë harxhoni kot? Çdo kush mund të ketë të njohur apo miq që telefonojnë pa arsye dhe ju ftojnë në takim, drekë apo kafe. Shpesh ndodh që kaloni disa orë në kafe, ku keni biseduar për çdo gjë, por në fund bilanci mbetet zero, nëse do të peshoni përfitimet. Kjo është një kohë e çuar dëm, të cilën mund ta kishit përdorur diku tjetër.

Një nga shprehjet jetëndryshuese thotë: “Koha është një nga gjërat e vetme që ju nuk mund të trashëgoni, vidhni apo merrni hua”. Sa e shfrytëzoni në jetën tuaj kohën që u jepet?

Vendimet që ju merrni dhe që ju zgjidhni të investoni kohën tuaj duhet të jenë të dobishme dhe t’iu çojnë përpara.  Duhet të dini që shpenzimi i kohës me dikë që nuk mëson apo përfiton asgjë, është kohë e humbur dhe që bëhet gurë pengese për përparimin tuaj. Më poshtë keni disa zakone e të humburit kohë, që mbajnë një pjesë të madhe të njerëzve larg arritjeve të tyre të mëdha.

  1. Pranimi i mbledhjeve të kota.

Njerëzit gjithmonë do të duan të caktojnë takime. Kjo i bën ata të ndihen më produktivë, por nëse nuk ka asgjë për të fituar, ajo përfundon të jetë vetëm një humbje e madhe e kohës. Para se të shkoni në një takim, mendojuni nëse ja vlen të humbisni kohë.

  1. Qëndroni larg punonjësve të këqij

Nëse jeni drejtues në kompaninë ju punoni largimi i njerëzve të këqij është ndoshta edhe më i rëndësishëm sesa të sjellësh njerëz të mëdhenj. Nëse ju nuk merrni shpejt me këta njerëz, shumë shpejt të tjerët do të merren, duke përgjysmuar produktivitetin në punë.

  1. Shmangni pengesat e vogla

Në punë, në shtëpi apo shkollë do ju dalin gjithmonë pengesa në planet tuaja. Mos u merrni me to. Ecni përpara. Shpesh herë ju harxhoni shumë kohë duke u marrë më gabimin sesa me realizimin e planit tuaj.

  1. “Jam pa plan!”

A shkoni në punë me një plan? A keni një axhendë për ditën apo javën?

Nëse jo, atëherë ju jeni pa plan! Kjo do të thotë që në çdo situatë ju do të hyni pa një plan veprimi. Pra ju shkoni në çdo takim, dhe i përgjigjeni çdo telefonate.

Por ku ju e nisni ditën me një plan, ju nuk humbni kohë, dhe ju e keni të qartë cilat janë gjerat me përparësi në jetën tuaj. Kjo do t’iu bëjë ti realizoni planet në kohë dhe të jeni më produktiv.

SHKARKO APP