Kafeja ul rrezikun për kancer në mëlçi me 50 për qind

Një filxhan kafe në mëngjes mund të ketë përfitime më të mëdha sesa për të ndihmuar veten që të zgjoheni nga gjumi

Pirja e kafesë përgjysmon rrezikun nga lloji më i zakonshëm i kancerit të mëlçisë, tregon një studim.

Kafja përmban polifenole që mund të ndalojnë ndarjen e qelizave kancerogjene.

Swiss Digital Desktop Reklama

Studiuesit nga Universiteti i Queen’s Belfast vëzhguan pothuajse gjysmë milion njerëz, prej të cilëve më shumë se tre të katërtat pinin kafe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata kishin 50 për qind më pak predispozita për t’u diagnostikuar me karcinoma hepatocelulare, që përbën nëntë nga dhjetë rastet e kancerit të mëlçisë.

“Gjetjet tona janë siguruese në sugjerimin se kafeja mund të ketë përfitime shëndetësore”, tha Una McMenamin nga Universiteti Queen’s.

Autori kryesor i studimit Kim Tu Tran tha se kafja ndikon pozitivisht në shëndet për shkak se përmban antioksidues dhe kafeinë, të cilat mbrojnë kundër kancerit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?