Kalendari i 2018-ës me kryeministrin Justin po çmend njerëzit

Viti i Ri po vjen shumë shpejt dhe të gjithë po planifikojnë të bëjnë blerje të mëdha. Duke filluar që nga ushqimet, zbukurimet, veshjet etj. Por për ata që e kanë të rëndësishme të kenë një kalendar, atë të vitit 2018 në shtëpi të marrin në konsideratë kalendarin me fytyrën e kryeministrit kanadez Justin Trudeau.

Nën titullin My Canadian Boyfriend, (i dashuri im kanadez) është kalendari ku sipas muajit është një foto e kryeministrit në aktivitete të ndryshme të ditës.

Janë 12 foto fantastike për të cilat gratë do çmenden fare, gjë që s’është e re kur bëhet fjalë për simpatikun Trudeau.

Në foto nuk do gjeni Trudeau me kostum, por Casual, me sportive, me një qen, duke vrapuar, me kapelë kauboj etj. Kalendari është aktualisht në dispozicion në internet për 13 dollarë në Amazon dhe Walmart.

Mijëra blerje janë bërë deri tani dhe ka mijëra porosi të tjera online. Nuk mund të parashikojmë se çfarë do na ndodhë në vitin 2018, por një gjë është e siguritë: Kalendari me Justin do sjellë buzëqeshje pa fund.

SHKARKO APP