Kaloi 5 javë në spital, del për herë të parë publikisht Moikom Zeqo

Akademiku Moikom Zeqo është shfaqur për herë të parë në publik, që pas gjendjes jo të mirë shëndetësore që kaloi pak kohë më parë.

Zeqo ka qenë pjesë e një eventi të organizuar nga presidenti Meta, për arbëreshët, ku dukej se e kishte kaluar gjendjen e vështirë, pavarësisht se ngjyra e zbehtë në fytyrë ende mund t’i dallohej.

“Kjo ide është një risi, një pasurim i përvojës së presidencave, është e domosdoshme në aspektin kombëtar. Arbëreshët janë nje pjesë e rendësishme e kombit shqiptar. Kultura arbëreshe është shume aktuale sot”, u shpreh Zeqo, duke iu referuar nismës së presidentit Meta “Unë jam arbëresh”.

SHKARKO APP