“Kam pirë gjysmë kile raki që në mëngjes”, Shefi i Urgjencës Kombëtare tregon ngjarjen që i ka ndodhur

Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një ngjarje që i ka ndodhur sot në mëngjes, duke e cilësuar si të rrezikshme.

Ai ka shkuar të rimbushë celularin dhe i është kërkuar të vendosë maskë, ndërkohë që vetë punonjësja e mbante maskën poshtë gojës.

Nderkohë që një tjetër qytetar i afruar pa maskë ka kërkuar të njëjtin shërbim, por nuk është bindur të zbatojë rregullat, madje është përgjigjur, “Hec o zotëri kam pi gjysmë kile raki që në mëngjes, nuk më gjen gjë mua!”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i Skënder Bratajt:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Per te qeshur apo per te qare? Pa hyre te dera e dyqanit te telefonise sot në mengjes degjova: Zoteri nuk sherbejme pa mask. Keni shume te drejte i thashe dhe vendosa masken. Afrohem te banaku dhe shikoj qe vajza masken e vet e mbante mi mjeker.

Me fal zonje, pse nuk e vendosni masken? Na kane dhene urdher te mos sherbejme pa mask zoteri! E kisha fjalen per ju zonje. Kam xhamin ndares zoteri me thote zonja! Edhe une e kam xhamin ndares me ju zonje i them. Nderkohe hyn nje qytetar pa mask me leket ne dore. Me boj nje karikim telefoni 1100 lek goce se jam vone. Zoteri nuk sherbejme pa mask i thote vajza.

Mushe se po dal ke dera thot zoteria dhe nderkohe nuk po leviste nga vendi. I drejtohem, zoteri te lutem ose gjeni nje mask ose dilni te dera i them. Hec o zoteri me thot, kam pi gjysem kile raki qe ne mengjes, nuk me gje gjo mua!”, shkruan Brataj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?