Kamerë të fshehtë për të vërtetuar besnikërinë e dy të dashurve, vajza habitet nga ajo që sheh (VIDEO)
Ky është momenti kur një vazjë përdor kamerat e fshehta të një agjencie për kapjen e tradhëtarëve për të spiunuar dy të dashurit e saj se kush është më besnik.
Vajza, që besohet të jetë nga Kalifornia, kërkoi ndihmën e “To catch a cheater” për të zbuluar se kush nga dy të dashurit do ta tradhtonte.
Ajo parashikon që një prej të dashurëve të saj do të tregohen jobesnik, por nuk e tregon se cili prej të dyve.
I dashuri i parë, Steve, pret të dashurën e tij në një park, kur aktorja, që pritet të vërtetojë besnikërinë e tij, i afrohet duke i thënë se i pëlqen shumë bluzja e tij.
Ajo më pas e pyet nëse është vetëm dhe ai i përgjigjet: “Po, thjesht po prisja dikë”, por nuk përmend të dashurën e tij. Ai madje i thotë një emër të rremë vajzës për të vazhduar bisedën, ndërkohë që e dashura e tij sheh e tmerruar në video.
Ata vazhdojnë bisedën dhe djali i thotë që nuk kam të dashur dhe madje i kërkon edhe numrin aktores.
Nga ana tjetër, i dashuri i dytë me profesion ushtarak, kur i afrohet aktorja i thotë se po priste të dashurën.
Vajza nga Kalifornia zbulon se priste të ndodhte e kundërta.