Kamerieri shqiptar që sfidoi koronavorusin në Itali: Në fillim qe tmerr, më kanë premtuar shtetësinë italiane

Shqiptari Albi Albino ka fituar zemrat e italianëve me gatishmërinë e tij për të punuar e për t’iu gjendur pranë qytetarëve në një hotel në Alassio, i cili është kthyer në një karantinë, pasi një kliente 72-vjeçare rezultoi pozitive me koronavirus. Ai tregon përjetimet e tij pasi autoritetet vendosën që ta kthenin hotelin në karantinë, nga frika e përhapjes së koronavirusit.

“Dy ditët e para ka qenë një tmerr. Kur na thanë që askush nuk duhet të dalë nga hoteli na erdhi një ankth shumë i madh sepse shumica ishin në moshën mbi 70-vjeç. Gjëja e parë që mendova ishte t’i vija në ndihmë personave që ndodheshin këtu dhe bashkë me vëllain tim që punon këtu edhe me kolegët e tjerë edhe pse kur erdhi njoftimi ne nuk ishim punëtorë, por si të gjithë të tjerët që duhet të rrinin nëpër dhomat e tyre. Unë nuk e mora me frikë, nuk mendova asgjë, doja vetëm t’i ndihmoja ata që të ndiheshin mirë sikur nuk kishte ndodhur asgjë.”, tha ai në emisionin “Ditë e re”.

I riu tregon se ai ka bërë analizat, por ka rezultuar negativ. “Tamponin e parë që bëra më doli negativ dhe isha personi i vetëm që më doli negativ, shumica ishin pozitivë por pa asnjë simptomë. Shqiptarët imunitet? Nuk e di, thjesht është një situatë tragjike, por është thjesht një grip i ri që ka dalë dhe me imunitetin e fortë mund ta përballosh këtë lloj gripi.

Solidariteti i tij ka tërhequr vëmendjen e politikanëve italianë, e madje duan ta shpërblejnë për gjestin e bërë.

“Kam folur në telefon me Giovani Totin, më ka marrë ai vetë në telefon i cili më tha që je duke bërë diçka që shumë veta nuk do e bënin edhe për këtë është mirënjohës edhe më ka premtuar që do marr nënshtetësinë italiane.”

SHKARKO APP