Kamioni përplas për vdekje të riun në Tiranë, pedagogu i bën dedikimin prekës

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një të riu, në datën 11 prill. Viktima është identifikuar si Reldi Guga, 23 vjeç.

I riu ka qenë duke ecur me biçikletë, pranë Uzinës Dinamo, në momentin që një kamion që po fuste materiale ndërtimi në pallatin brenda tregut e ka përplasur, duke i marrë jetën.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe pedagogu Erion Kristo, i cili e ka pasur student të riun. Ky i fundit ka publikuar një video nga auditori në fakultet ku merrte leksione edhe 23-vjeçari. I riu dëgjohet teksa thotë se në Shqipëri nuk zbatohen ligjet.

“Po si na ike kështu, o Reldi? Po ishe në lule të moshës, o Reldi! Po vdiqe në aksident rrugor, kur nuk kishte as makina, o Reldi! Po lajmin për ty as nuk e dhanë, o Reldi! Po ti ishe studenti im i preferuar, o Reldi! Po ça na bëni kështu ooo njerëz? Po na shtypni! Ti e dije që këtu nuk zbatohen ligjet, o Reldi! Qofsh i parajsës, o Reldi! Shokët, miqtë, pedagogët nuk do të të harrojnë! Ngushëllime familjes!” shkruan profesor Kristo në postimin e tij.

SHKARKO APP