Kanabis, si antistres për punonjësit

Një kompani në Rimini ka vendosur të ndihmojë punonjësit të luftojnë lodhjen nga kompjuteri në një mënyrë të veçantë. Shumë orë para kompjuterit ju streson dhe ju lodh, simptoma që nëse i nënvlerësoni mund t’ju çojnë në depresion.

Në dispozicion të tyre ka kanabis. Shoqëria, që merret me marketing, ka vendosur si benefit për punonjësit çaj marijuane, biskota dhe aroma. Të gjitha me bazën kryesore të kanabisit, cannabidiol.

Ideja e futjes së kanabis për punonjësit ka ardhur nga themeluesi i kompanisë, sipas medias Il Resto del Carlino. Qëllimi është të krijojë një ambient pune të qetë dhe relaksues. Atyre që kanë kritikuar këtë zgjedhje, shoqëria i është përgjigjur se objektivi nuk është ajo “e shtrirjes pas tavolinës”, por “garantimi i relaksit”, të punonjësve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jo rastësisht në këtë kompani nuk ka kartelë që duhet të check-osh, dhe oraret janë mjaft fleksibël, punonjësit kanë një sallë relaksi dhe ftesa falas për diskoteka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?