Kanabisi përmirëson kënaqësitë e grave në marrëdhënie

Rreth një e treta e grave kanë përdorur kanabis para seksit dhe kanë treguar se kanë përjetuar kënaqësi më mirë se çdo herë. Studimi i botuar në revistën “Seksual Medicine” zbuloi se gratë që konsumojnë kanabis përpara se të kryenin marrëdhënie seksuale kanë arritur të kënaqësi më shpejt se në raste të tjera.

Studimi analizoi 373 paciente femra në një praktikë obstetrike dhe gjinekologjike në një qendër akademike mjekësore në Saint Louis në Missouri. Në përgjithësi, 127 femra, ose 34 përqind, raportuan përdorimin e kanabisit përpara aktivitetit seksual.

Kanabisi ka qenë prej kohësh i lidhur me një rritje të aktivitetit seksual midis adoleshentëve, në të njëjtën mënyrë si alkooli dhe droga rekreative por ky studim, i kryer nga Dr.Becky Lynn i Shkollës së Mjekësisë dhe kolegëve të Universitetit Saint Louis, u përqendrua në lidhjen midis kanabisit dhe kënaqësisë së grave me jetën e tyre seksuale, seksin dhe orgazmën gjatë marrëdhënieve seksuale.

SHKARKO APP