Kanceri i gjirit/Në nëntë muaj janë depistuar 45313 gra

Dita kombëtare e depistimit të kancerit të gjirit, do të thotë se në gjithë vendin kush nuk ka kryer kontrollet përkatëse duhet të drejtohet në spitale apo qendra shëndetësore, për të bërë një eko gjiri, mamografi, apo një ekzaminim klinik. Sipas të dhënave të bëra publike nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor gjatë periudhës janar-shtator 2019 janë depistuar 45.313 gra mbi 35 vjeç në shërbimin e Kujdesit Shëndetësor Parësor në vend. FSDKSH thekson ndër të tjera se diagnostikimi i hershëm të shpëton jetën.

SHKARKO APP