Kanë ardhur kohë të vështira…

Nga Astrit Patozi-

“Trimat” e tërbuar, që vjet ishin për revolucion me çdo çmim (por pushka nuk u shkrepi), kurse sot po përgjërohen për dakordësimin paqësor me “armikun”, janë të pamposhtur në marrëzinë e tyre.
Kur Lefter Koka deklaron se nuk e voton marrëveshjen e Damianit me Oerdin, ata thonë se ai është bashkuar me Myslim Murrizin.
Kur të njëjtën gjë e thotë edhe Eliot Engel, kryetar i Komisionit të Jashtëm në Kongresin Amerikan, ata nuk ndihen dhe bëjnë sikur nuk e shohin.
Nuk u vë shumë faj, në fakt, sepse kanë ardhur kohë shumë të vështira për pazarin e vjetër të politikës.

SHKARKO APP