Kaos në vigjilje të Krishtlindjeve, dronët gjigandë bllokojnë fluturimet në aeroportin e Londrës

Anulimi i fluturimeve është diçka e zakonshme dhe ndodh për arsye të ndryshme, si moti i keq apo defektet në avion.

Pasagjerët në aeroportin e Gatwick në Londër po e vuajnë diçka të tillë.

Për shkak të numrit të lartë të disa droneve të mëdhenj, autoritetet aeroportuale, kanë pezulluar fluturimet prej më shumë se 24 orësh.

Edhe shqiptarët të cilët jetojnë në Londër po e vuajnë këtë problem.

Fluturimi i parashikuar nga Londra për në Tiranë është anuluar gjithashtu.

Sipas mediave britanike, në aeroportin e Gatwick kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilët po përpiqen të gjejnë pronarët e dronëve, por deri më tani nuk kanë pasur sukses.

Mësohet se numri i pasagjerëve të cilët janë në pritje është 115 mijë.

SHKARKO APP