Kapelet kolumbiane po pushtojnë tregun

Kapelja tradicionale kolumbiane bardh e zi, e njohur si “Sombrero vueltiao”, një emblemë e kulturës Zenu, është ringjallur së fundmi, duke rikthyer në vëmendjen të turistëve por edhe vendasve, një traditë mijëravjeçare, të përhapur në zonë shumë kohë para kolonializimit.

Blanka Munjoz, drejtuese e shoqatës që që mbështet futjen e proëesit të thurjes së kapeleve në listën e Trashëgimisë Kulturore të vendit, thotë që ato janë një burim i rëndësishëm të ardhurash për mijëra familje, sekreti i ndërtimit të ture kalohet brez pas brezi ndër vite.

“Kemi njerëz që jetojnë më thurjen e këtyre kapeleve. 98% e popullsisë këtu jeton me kapelet në mënyra të ndryshme, qoftë duke i thurur ato, apo duke i lyer, e shumë procese të tjera”.

Sombrero vieltiao, që në spanjisht do të thotë kapele e kthyer, ka lindur në qytezën Tuçin, ku sot jetojnë vetëm 35 000 banorë. Cilësia e kapeles vendoset nga numri i fibrave të ndërthurura. Sa më fleksibël të jetë ajo, aq më e lartë është edhe cilësia.

“Figurat mbi kapele janë krijuar e frymëzuar nga njerëzit indigjenë që, nga ana e tyre, frymëzoheshin nga kafshët. Ata ishin njerëz artistë. Studionin kafshët dhe në bazë të tyre nisën edhe t’i jepnin forma të ndryshme”.

Procesi i ndërtimit të një kapeleje të tillë është i gjatë. Së pari duhet siguruar kashta e veçantë e zonës, e cila prihet dhe lihet të thahet.

Më pas ato ngjyrosen me baltë dhe zihen për disa ditë, derisa arrihet ngjyra e zezë e thellë. E pasi ndërthuren për të marrë formën e kapeles, piqen në furrë, kryesisht nga fëmijët apo të moshuarit e familjes.

Një prej punëtorëve më të zonja të kapeleve në zonë është Odalis Morales, një artizane 36-vjeçare, e lindur pa të dy duart, e cila kryen mrekulli duke punuar me këmbë.

“Kështu mëson që pesë vjeç se si thuren kapelet, të gjithë fëmijët dinë ta bëjnë. Unë nisa kur isha tetë vjeç sepse më mungonin gjymtyrët e sipërm. Por ndërtimi i këtyre kapelve është në venat tona, në kulturën tonë dhe është një simbol i vendit tonë”.

Për ndërtimin e një kapeleje mund të duhet një ditë, por edhe një muaj, në varësi të cilësisë së kashtës dhe punimit. E sigurt është që Kolumbia mund të krenohet me një tjetër kulturë të jashtëzakonshme, përveç asaj të kafesë. A.M

 

SHKARKO APP