Kapelja që u shit për 400 mijë dollarë

Kapelja që mbante Napoleon Bonaparti në betejën e Vaterlosë është shitur për 400 mijë dollarë në një ankand në Lyon të Francës.

Zotëruesit e ankandit i thanë CNN se blerësi ishte një koleksionues europian pasionant i Mbretërisë së parë franceze.

Kapelja, që është shitur 203 vjet nga dita kur perandori francez humbi betejën e famshme, besohet se është një ndër 120 kapelet ushtarake që vinte Napoleoni.

Historianët kanë identifikuar vetëm 19 kapele të mbetura dhe shumica prej tyre jaën të ekspozuara në muzeume.

Por ky është një çmim i vogël krahasuar me kapelen që u shit në 2014. Një koleksionist nga Koreja e Jugut bleu një prej kapeleve të Perandorit Francez për 2.4 milionë dollarë, ndërkohë që në ankand kishte dalur për vlerën e 500 mijë dollarëve.

Por kapleja super e shtrenjtë i përkiste koleksionit të familjes mbretërore të Monakos dhe ishte shumë më në gjëndje sesa kapelja që u shit të hënën dhe që kishte plasaritje në disa vende.

SHKARKO APP