Kapen 25 milionë euro kokainë në Livorno
Sekuestrohen 300 kg kokainë në portin e Livornos në Itali, me vlerë 25 milionë euro.
Operacioni u krye nga policia, në bashkëpunim me agjensi të tjera, të cilët kapën drogën që vinte nga Spanja dhe Brazili.
Droga ishte fshehur në një kontenier që supozohej se mbante lëndë druri dhe ishte futur në një anije.
“Pas asaj të janarit të kaluar, është një nga konfiskimet më të rëndësishme në vitet e fundit, te i cili është mbërritur falë veprimtarisë së monitorimit të kryer nga policia e shtetit dhe nga Agjencia e Doganave dhe Monopoli (ADM) i Livorno, i cili, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjithashtu realizoi një veprimtari të kujdesshme monitoruese ditët e fundit të dërgesave që konsiderohen në rrezik, veçanërisht ato nga vendet e Amerikës së Jugut”, tha zëvendës administratorja e operacionit Valentina Crispi në një konferencë për shtyp.