Kapuçino me flori të vërtetë, 24 karat (FOTO)

Një nga hotelet më të njohura në botë, po e çon ekstravagancën në tjetër nivel, duke ofruar kapuçino të bërë me flori të vërtetë, 24 karat.

Hoteli Burj Al Arab në Dubai, tashmë sinonim i luksit, e ofron pijen e veçantë në lokalin “Sahn Eddar lounge”. Kapuçinoja bëhet me kafe 100% arabe dhe me shkumë qumështi që është përzier me flori 24 karatësh.

Pija është mëse e sigurt për t’u konsumuar. Përveç floririt, ka edhe qumësht organik, pluhur dhe kokrriza floriri italian. E gjitha shërbehet me filxhanë që, sigurisht, janë të larë me flori.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?