Kaq mbrapa të jenë gjermanët me teknologjinë!

Nga Danja Bonjo –

Te lutem zonje, mos beni foto ketu”. Zeri i edukatores gjermane me mpiu.
“Po fotografoj vajzen time ne kopesht”, i thashe ndersa ajo e shqetesuar u afrua te shohe imazhin. Pasi verejti qe femijet e tjere nuk ishin ne foto shtoi; “Fotografimi i femijeve ne kopesht e shkolla eshte i ndaluar. Prinderit e femijeve kane firmosur qe nuk deshirojne qe fotot e tyre te ekspozohen me shoke e shoqe ne foton tuaj apo te te tjereve. Vetem ne rast se ata ju njohin. Perderisa eshte dita e pare e kopshtit, kuptohet qe ju nuk njiheni me ta. Ne muajt ne vijim do kemi takime me prinder qe ju te njiheni mes jush”, shtoi edukatorja pasi me lexoi merzine ne sy. Mandej duke ulur tonin miqesisht me merr per dore e me con ne nje dhome zhveshjeje ku ndodhej çanta e saj. “Shiko, tha, ketu kam celularin. Nuk mund ta perdor gjate oreve te punes. Mund te vij ti hedh nje sy nje here ne 2 ore mos kam ndonje thirrje urgjente, por vetem kaq”.
I dhashe te drejte, por ku ta dinte ajo se une vija nga vendi “vdes te krenohem me femijen tim ne Facebook”. Vij nga vendi ku femijet pasi i fotografojme per kujtim me emrin e shkolles, cerdhes apo kopshtit siper kokes, pa nje e pa dy e hedhim ne rrjete sociale Facebook e Instagram.
“Nese fotoja hidhet ne rrjete sociale mund te perdoret per 1 mije e 1 arsye te ndryshme nga persona me rrezikshmeri te larte shoqerore”, me pret fillin e mendimeve edukatorja.
“E di, i them, po si ia beni kur vjen kryebashkiaku apo nje politikan ne kopesht dhe deshiron te beje foto me femijet?”
Asaj i ngriu buzeqeshja ne fytyre dhe kundershtoi: “Kjo nuk ndodh kurre tha, aq me pak me femijet brenda institucioneve shteterore”.
Nuk mora guximin ti shpjegoja vitrinen me foto femijesh ne rrjete sociale te kryeministrit, ish-kryeministrave, kryebashkiakut e ish-kryebashkiakeve, politikaneve, drejtorave shqiptare etj etj. Do i dukej çmenduri, budallallek apo nese i rrefeja sesi femijet merren ne mitingje apo fushata elektorale per qellime politike. Do e mendonte Shqiperine tone te vogel europiane si nje vend te botes se trete.
Por edukatorja kishte ende keshilla qe i buronin kaq lirshem nga goja.
“Nese ka nje aktivitet kulturor apo sportiv ne kopshtin tone dhe televizionet jane te interesuara te filmojne atehere duhet leja juaj zonje. Nje firme nese ke deshire qe femija te dale ate dite ne tv. Gjithcka me mirekuptim”.
U binda por doja me teper dhe hyra ne rrjetet sociale qe une menaxhoj. Futa per kerkim ne Facebook emrin e shkolles dhe kopshtit te femijeve te mi. Asnje e dhene. Jo vetem qe institucionet perkatese nuk kishin Facebook, Instagram as qe behet fjale, por as edhe nje foto e taguar me kete emer.
M’u kujtua iniciativa e shume kolegeve te mia gazetare qe e kane ngritur problemin e ekspozimit te femijeve ne publik nga politika, por ende asnje ndergjegjesim zyrtar.
Ne rrjetet sociale gelon moria e fotografive qe publikohen qellimisht nga kopshte, çerdhe, shkolla private apo publike. Femije qe buzeqeshin e luajne pa e ditur se do te jene te ekspozuar para miliona perdoruesve.
Pastaj kemi foto te dites kur nje foshnje ngrihet ne krahe nga nje politikan qe pjesmarrjen e njerezve e numeron vetem si vote.
Pastaj femije te semure ne spitale ku vlon shenimi “Nuk je shqiptar nese nuk i ben nje like”.
Ndersa po shkruaj keto pikerisht ne rrjetin social Facebook them e shkruaj me vete, “Bah! Kaq mbrapa te jene gjermanet thua me teknologjine ?

SHKARKO APP