“Karantina ka edhe disa benefite”, profesori i njohur jep idenë: Rregullat do i mësojmë vetëm nëse…
Profesori i njohur Edmond Tupja gjatë një interviste për Fax News foli mbi situatën pandemike në Shqipëri dhe ndikimin e kësaj situate në jetën tonë. Ai tha se e ka ndarë mendjen të bashkëjetojë me karantinën dhe si punën fizike ashtu edhe punën mendore e konsideron si terapi në këtë situatë.
“Do të jemi më të mirë pas karantinës. E kemi të nevojshme të mbështesim njëri- tjetrin është një ndihmë psikologjike nëse ne i gjejmë vetes punë gjatë karantinës”, tha Tupe.
Teksa bëri një paralelizëm më një pjesë të letësisë botërore Tupe tha “se Covid-19 është si guri i Sizifit një kryevepër botërore, por edhe nëse kjo pandemi është e tillë duhet të bashkëhetojmë më të”.
Në lidhje me masat e marra profesori tha se “kjo lidhet me disa shprehje si më i shkathti më i shpejti.
“Në këtë lloj situatash ka edhe një gjë imponohet forca e njëshit duke iu referuar liderve politikë me vendimet e tyre”.Një gjë të mirë që ka karantina është edhe meditimi, qytetarët do të kenë ndryshime dhe reflektime në këtë periudhë”.
Profesori deklaroi edhe një gjë tjetër interesante kur tha se “do mësohemi me këto rregulla vetëm nëse mësohen rregullisht edhe në shkollë”.