Karpushin-Çela: Kontakte të ngushta bashkëpunimi me teatrot në Rusi

Ambasadori rus, Aleksandër Karpushin priti në një takim drejtoren e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Zana Çela.

Ambasadori e uroi Çelën për detyrën e re në krye të TKOB-it dhe e përgëzoi për platformën e saj të drejtimit, që përfshin ndër të tjera edhe vendosjen e kontakteve të ngushta bashkëpunimi me teatrot në Rusi.

Gjithashtu, ai konfirmoi edhe gatishmërinë e Ambasadës për të ndihmuar në krijimin e lidhjeve të tilla, që padyshim do të jenë të frytshme dhe do të rezultojnë në përgatitjen e shfaqjeve shumë cilësore për publikun shqiptar.

Kurse drejtoresha Çela nga ana e saj shprehu bindjen se realizimi i projekteve të përbashkëta me teatro dhe koreografë rusë, duke qenë se janë ndër më të mirët në botë, do të ishte një eksperiencë e mrekullueshme dhe shumë e vlefshme për TKOB-in.

 

SHKARKO APP