Karrige me rrota edhe për breshkat e dëmtuara (Foto)

Ekipi veterinar i kopshtit zoologjik të Maryland-it në Baltimore, SHBA, ndërtoi një karrige me rrota me tulla për të ndihmuar një breshkë që i ishte thyer zhgualli.

Dr. Ellen Bronson, shpjegoi se kafsha “kishte thyerje të shumëfishta, u ballafaquam me një sfidë të vështirë, duke ruajtur lëvizjen e breshkës, duke e lejuar atë të shërohet”.

Veterinarja Garrett Fraess, një studente e vitit të katërt, arriti me idenë e karriges me rrota:

“Zakonisht nuk bëhen karrige me rrota që të përshtaten me madhësinë e një breshke, kështu që kam hartuar disa skica për një karrocë të personalizuar dhe pastaj i dërgova te një mik”.

SHKARKO APP