Katër deliret e madhështisë

Në mënyrë të përgjithshme, një delir i madhështisë lidhet me besimin ose përshtypjen që ka një person, të cilat janë në kundërshtim me realitetin dhe argumentimin racional. Një delir i madhështisë i bën këta njerëz të besojnë se kanë aftësi dhe/ose fuqi të veçanta.

1. Të paturit aftësi ose talent të veçantë: Personi beson se ka një talent, objekt apo aftësi të fshehtë që askush tjetër nuk e ka, madje askush tjetër nuk e di. Për shembull, mund të mendojë se zotëron një regjistrim antik të Elvis Presley-t, të cilin nuk e ka askush.

2. Të qenurit person i famshëm: Personi beson vërtet se është i famashëm, ndërsa personi i vërtetë i famshëm është mashtrues.

3. Të paturit lidhje sekrete: Personi beson se ka lidhje sekrete ose marrëdhënie me dikë a diçka të rëndësishme. Për shembull, mund të besojë se është spiun dhe është përgjegjës për transmetimin e mesazheve te udhëheqësit nëpër botë.

4. Madhështia fetare: Personi beson se është udhëheqës i një feje të caktuar. Iluzionet e madhështisë janë më të zakonshme te njerëzit me çrregullimin bipolar dhe skizofreninë. Në disa raste, deliret mund të shfaqen nga përdorimi i substancave të ndryshme. Deliret e madhështisë mund të jenë të vështira për t’u identifikuar dhe kuruar, ndaj si për gjithë pjesën dërrmuese të çrregullime mendore, nevojitet ndërhyrja e specialistëve të shëndetit mendor.

SHKARKO APP