Katër ditë pushim për Pashkë, britanikët tërbohen që ditën e parë

E premtja e mirë shënon nisjen e festimit të Pashkëve, por për të rinjtë dhe të rejat në Britaninë e Madhe, edhe një festë fetare është një justifikim i mirë për të mbushur lokalet e natës duke pirë. Por, edhe duke ofruar pamje jo shumë të këndshme, që sigurisht nuk i kanë shpëtuar “syrit” të mediave britanike.

Në fakt, kjo është fundjava më e ngrohtë e Pashkëve në 70 vite në Britaninë e Madhe dhe temperaturat vetëm sa i kanë ndihmuar më shumë të rinjtë që të mbushin rrugët dhe lokalet. Por kur e tepron me pijen, jo gjithçka shkon mirë.

Fotot e publikuara nga mediat britanike tregojnë për të rinj të shtrirë në tokë, pasi janë dehur, por edhe sherre nëpër rrugë ku nuk ka munguar as ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

E të mendosh që e premtja ishte vetëm nata e parë, festa vazhdon edhe të shtunën e të dielën…

/A2CNN

SHKARKO APP