Katër kandidatë për AMA

Nënkryetari i Komisionit, Alfred Peza bëri me dije se pas seancës dëgjimore me 4 kandidatët e përzgjedhur për kryetar të AMA-s, sipas procedurave ligjore në përfundim të procesit do t’i dërgohen seancës plenare nga ku do të votohet për të zgjedhur kryetarin e ri të AMA-s.

“Në këtë mënyrë do t’i japim fund një ngërçi disavjeçar institucional në drejtimin e AMA-s. Nga ana tjetër ky është momenti për t’iu njoftuar se pas këtij procesi do të fillojmë me procesin e përzgjedhje të anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit Shqiptar, kryetarit të ri të këtij këshilli dhe më pas do të procedohet me zgjedhjen drejtorit të ri të RTSH-së”, tha z. Peza.

Seanca dëgjimore nisi me kandidatin, Gentian Sala, i cili tha se puna e tij do të mbështetet në 4 kolona: ligji për autoritetin e mediave, qartësia në zbatimin e strategjisë, zbatimi i ligjit në këtë fushë, si dhe niveli i kualifikimit të stafit të AMA-s. Z. Sala gjatë seancës tha se ka eksperiencë në fushën e jurisprudencës dhe të biznesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse përzgjidhem si kryetar i AMA-s, do kërkoj verifikimin dhe zbatimin e plotë të kontratave të gazetarëve. Liria e medias nuk është çështje abstrakte. Një nga problemet kryesore është Radio Televizioni Publik. Ku ka shumë ankesa nga qytetarët”, tha z. Sala, i cili shtoi se sa i përket piraterisë dhe mosrespektimit të së drejtës së pronës intelektuale, problemi në këtë çështje mbetet tek institucioni monitorues, dhe jo te operatorët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kandidati tjetër, z. Gentian Skënderaj në prezantimin u ndal te mënyra e funksionit të AMA-s. Sipas z. Skënderajt mosfunksionimi i AMA-s ka ndikuar në tregun mediatik. “Kalimi nga sistemi analog në atë numerik duhet të kryhet sa më shpejt sipas afateve. Nuk do të tolerojmë fenomenin e piraterisë dhe do të ndalojmë transmetimet pirate veçanërisht për kabllorë”.

Gjithashtu Kandidatit Skënderaj evidentoi problemet e etikës nëpër televizione, përdorimin jo të saktë të gjuhës shqipe, mungesën e etikës në reklama. “Për shkak të mungesës së funksionimit të AMA-s, nuk është krijuar Këshilli i Ankesave, i cili është i domosdoshëm. Edhe përfaqësimi i shtresës së personave me aftësi të kufizuara ka qenë jashtë vëmendjes dhe do duhet të ketë hapësirën e vet në media. Sa i përket të miturve, ka probleme, si me etikën, dhunën etj., që ndikojnë tek fëmijët. Në këshillimet me operatorët do të trajtohet temat për shmangien e dhunës në emisionet e fëmijëve, ruajtja e privatësisë së fëmijëve, keqpërdorimi i fjalëve në emisionet për fëmijët, respektimi i etikës”, tha z. Gentian Skënderaj.

Edhe kandidatja e radhës, znj. Anila Basha, në prezantimin e saj u fokusua në luftë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?