Katër shqiptarë me “Dammi I Colori” në Bogota të Kolumbisë
“Eye to Eye” e Alban Hajdinajt vjen me një video ku shihet një apartment dritaret e të cilit bien mbi fasadën e disa ndërtesave ku janë krijuar murale nga artistë bashkëkohorë perëndimore. Videoja merret me sensin e disorientimit dhe absurdit kur arti bëhet aktual në situata lokale e provinciale.
Alban Hajdinaj, Anri Sala, Gentian Shkurti dhe Fani Zguro kështu janë bashkuar për ekspozitën e tyre të radhës.
Ekspozita e cila do të hapet me datë 12 shkurt në Bogota të Kolumbisë titullonet “Dammi I Colori”, e rrjedh nga videoja me të njëjtin titull e Anri Salës, një dokumentar ky ku shihen mure e bëhen bashkëbisedime mbi artin, prodhim i vitit 2003.
Gentian Shkurti vjen në ekspozitë me “Color Blind in Tirana” dhe merret me një vendim të dikurshëm të Edi Ramës që të ngjyrosen rrugët e Tiranës me ngjyra të ndezura e shumëngjyrëshe. Në video paraqitet një daltonist dhe një grua, dhe gjithçka sillet rreth iluminimit që Tiranës i ka bërë ose jo një person si Edi Rama.
“Eye to Eye” e Alban Hajdinajt vjen me një video ku shihet një apartment dritaret e të cilit bien mbi fasadën e disa ndërtesave ku janë krijuar murale nga artistë bashkëkohorë perëndimore. Videoja merret me sensin e disorientimit dhe absurdit kur arti bëhet aktual në situata lokale e provinciale.
Fani Zguro vjen në këtë ekspozitë me “Street by Street”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 14 mars. / KultPlus.com