Katy Perry dhe Orlando Bloom në Romë, takohen me Papa Françeskun

Çifti i famshëm i Hollywood, Katy Perry dhe Orlando Bloom kanë udhëtuar drejt Romës e janë takuar me Papën.

Perry dhe Bloom ishin të pranishëm në Vatikan në një konferencë të këngëtares “United to Cure”.

Shfaqja e tyre së bashku në Romë tregon se ata janë rikthyer, pasi u ndanë në shkurt të vitit 2017 pas 10 muajsh lidhje.

Çifti ishte kombinuar në ngjyrë të zezë. Katy mbante veshur një fustan ndërsa Bloom një kostum.

Ndërsa Papa mbajti një fjalim, ata vendosën kufje për të dëgjuar një përkthim në anglisht.

SHKARKO APP