Kçira Fest më 6 maj, koncert festiv në qendër të Njësisë Administrative Luf-Qerret
Më datë 6 maj 2026, në orën 10:30, në qendër të Njësisë Administrative Luf-Qerret, do të organizohet koncerti festiv “Kçira Fest”.
Aktiviteti organizohet nga Shoqëria Kulturore Artistike “Kçira” dhe do të sjellë në skenë një grup këngëtarësh e artistësh të njohur të muzikës popullore.
Në koncert do të marrin pjesë: Arben Gjeloshi, Besarta Kukaj, Gjon Frroku, Genti Deda, Bardhok Prebibaj, Bardha Brahimaj, Flora Gjergji, Gentian Gocaj, Vuksan Mrishaj, Aldo Pepa, Nikoll Gjonaj, si edhe Miran Memaj e Faruk Hoxha, rapsodët e Prizrenit.
Regjisor i aktivitetit është Gjovalin Dushaj, moderatore Silvana Braçe, koreografia nga Besarta Kukaj, ndërsa drejtor eventi është Gjovalin Gega. Kryetar i shoqërisë kulturore-artistike është Frrok Gjonaj.
Organizatorët ftojnë qytetarët dhe artdashësit të bëhen pjesë e këtij koncerti, i cili synon promovimin e muzikës, traditës dhe vlerave kulturore shqiptare.

KOHA JONË SONDAZH

