KE: Facebook konfirmon përdorimin e të dhënave të 2,7 milionë europianëve

Të dhënat personale të rreth 2,7 milionë përdoruesve europianë të Facebook-ut mund t’i jenë dhënë në mënyrë të papërshtatshme kompanisë britanike “Cambridge Analytica” (CA), njoftoi sot Komisioni Europian duke cituar një shifër që i është komunikuar nga rrjeti social.

Ky vlerësim përsa i përket Europës është për të raportuar numrin e plotë të 87 milionë përdoruesve të Facebook-ut, potencialisht të prekur në botë, i zbuluar të mërkurën nga kreu i rrjetit social Mark Zuckerberg.

“Në një letër, Facebook na ka konfirmuar se të dhënat personale e rreth 2,7 milionë përdoruesve europianë apo personave residentëv në BE, për të qenë më të saktë, mund t’i jenë dhënë ‘Cambridge Analytica’ në mënyrë të papërshtatshme”, theksoi një nga zëdhënësit e ekzekutivit europian, Christian Wigand.

SHKARKO APP