Këmbimi valutor/ Paundi vazhdon rënien drastike. Euro dhe Dollari shfaqen të qëndrueshëm

Monedha e Eurozonës ka shfaqur qëndrueshmëri këtë të martë duke ruajtur vlerën e djeshme prej 121.3 lekëve.

Edhe Dollari Amerikan nuk ka regjistruar luhatje duke mbajtur edhe sot të njëjtën vlerë prej 109 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.

Ndërkaq Paundi Britanik ka shënuar një rënie drastike të vlerës prej 1.6 pikësh duke rënë në nivelin e 132.7 lekëve.

Franga Zvicerane ruan po të njëjtën kuotë sikurse dje prej 109.8 lekëve. Ndërsa Dollari Kanadez dhe ai Australian janë këmbyer sot me përkatësisht 82.7 dhe 75 lekë.

SHKARKO APP