Këmbimi valutor – Përmbysen valutat e huaja, shënohet zbritje për të gjitha monedhat

Monedha e Eurozonës ka regjistruar rënie këtë të mërkurë duke u kuotuar sot me 121 lekë, referuar të dhënave të Credins Bank.

Edhe Dollari Amerikan është dobësuar ndjeshëm ditën e sotme duke humbur 0.7 pikë dhe arritur në nivelin e 109 lekëve.

Ndërkaq zbritje ka shënuar dhe Paundi Britanik i cili është ulur në kuotën e 136 lekëve këtë mes jave.

Franga Zvicerane ka shënuar rënie të ndjeshme për herë të parë pas shumë kohësh duke kapur vlerën e 109.7 lekëve. Dollari Kanadez dhe ai Australian janë këmbyer sot me përkatësisht 82.5 lekë dhe 74.5 lekë duke regjistruar gjithashtu rënie të vlerës. /Scan

SHKARKO APP