“Kemi Bajram e kemi Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë!”

Çdo festë fetare, Lezha shndërrohet në qytetin ku zë vend më së miri thënia e At Gjergj Fishtës, “Vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë”. Edhe kjo Pashkë, bëri bashkë katolikë e myslimanë.

Festa e Pashkës bën bashkë katolikë e myslimanë në Lezhë. Nisma e tre viteve më parë është kthyer në traditë për qytetin.

Treni i Pashkës u mbush me fëmijë e vezë dhe udhëtoi në rrugët e Lezhës për ti bërë të gjithë pjesë të festës pa dallime fetare.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndjehem e plotësuar dhe e kompletuar kur shoh këtë brez kështu, shpresë për të ardhmen”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kemi Bajram e kemi Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë!” A ka mesazh më të bukur që përcjell bashkia e Lezhës?”

“Gëzuar të gjithë shqiptarëve!”

Altin Prenga i besimit katolik dhe Lirim Torba i besimit mysliman së bashku me Bashkinë e Lezhës, po e vijojnë traditën e mirë për të bashkëndarë edhe festat fetare.

Altin Prenga: Fytyra të lumtura të fëmijëve duke shpërndarë vezë, që janë simbol i Pashkës, duke shpërndarë gëzim, buzëqeshje.

Lirim Torba: Ne jemi mësuar ti festojmë festat bashkë dhe gjithmonë bashkë do ti festojmë.

Për kryebashkiakun e Lezhës, është tregues i harmonisë fetare dhe unitetit të lezhianëve.

Fran Frrokaj: Këtu mbizotëron paqja, harmonia e jashtëzakonshme fetare dhe politike. Lezha është një vend i qetë. Me këtë rast unë u bëj thirrje dhe politikanëve kudo që janë që të lëshojnë ca nga vetja e tyre.

Festat fetare janë gjithonë në veçanta në Lezhë, duke u kthyer në një mundësi për të promovuar kulturën dhe traditën si dhe bashkëjetesën fetare që ka qyteti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?