Kënga e Krishtlindjeve dedikuar Afrikës
William Pooley, infermieri Anglez i cili i mbijetoi virusit të Ebolës, e ka përshkruar këngën Band Aid 30 si të tepruar dhe disi të turpshme. Ai është shprehur se e dëgjoi pjesën e parë të këngës rrugës për punë në Sierra Leone ku po trajton njerëz të infektuar me Ebola në një njësi të izoluar. Kënga diskutohet shpesh mes kolegëve dhe në fund të fundit ajo i drejtohet Afrikës, që nuk është në një planet tjetër – kështu është shprehur zoti Pooley. Kur këndojnë nësë ata e dijnë se kanë ardhur Kishtlindjet, duket pak e sikletshme sepse reflekton injorancë kulturore, pasi njerzit në Afrikë jetojnë jetë normale. Emeli Sande, një prej këngëtareve të Band Aid 30 gjithashtu ka thënë se teksti duhet ndryshuar disi. Por Bob Geldof, i cili rishkruajti tekstin e Band Aid 30 është shprehur se nuk i interesojnë kritikat lidhur me këngën. Ai tha se gjithkush është i lirë të ndihet i ofenduar porn ë fund të fundit kjo është një këngë pop dhe jo një tezë doktorature.